Britani - Kompania "Ryanair" Një Ide Të Re Për Udhëtimet Me Avion
- Për udhëtime të shkurtra mund të qëndrosh edhe në këmbë -
LONDËR, 1 korrik /ATSH-ANSA/ - Kompania ajrore britanike "Ryanair" njoftoi sot se do të prezantojë së shpejti vendet në këmbë për udhëtimet e shkurtra. Të udhëtosh në "ndenjëset vertikale" të pajisura me mbështetëse për shpatullat dhe një rrip sigurimi do të kushtojë rreth 4 euro, deklaroi drejtori i linjës me çmime të ulëta, Michael O'Leary, gjatë një interviste për një program që do të transmetohet sot në mbrëmje nga televizioni ITV.
Kompania po mendon të heq dhjetë rreshtat e fundit me ndenjëse dhe dy kabina tualeti për të krijuar hapësirën e duhur për 15 reshta me "ndenjëse vertikale", duke krijuar vende për 50 persona më shumë dhe për të ulur koston e biletave.
Megjithatë kjo ide është dëgjuar me skepticizëm nga autoriteti britanik i aviacionit civil, sipas të cilit vendet në këmbë nuk do t'i kalojnë me sukses testet e sigurisë. Megjithatë kompania ajrore nuk është dakord. "Jemi të bindur se vendet e reja do t'i kalojnë testet. Boeing arriti ta dërgojë njeriun në hënë dhe besoj se do të arrijë t'i bëjë këto ndenjëse të suksesshme", deklaroi zëdhënësi i kompanisë "Ryanair", Stephen McNamara.
/e.v/