English

Durrës, Mot I Kthjellët Dhe Kushte Të Mira Detare

DURRËS, 1 Korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Situata meteorologjike në gjirin detar të Durrësit sot do të jetë e mirë dhe kushtet detare do të favorizojnë lundrimin e anijeve dhe motopeshkatoreve. Burime zyrtare nga kapiteneria e portit bënë të ditur për ATSH-në se tragetet e linjës Bari-Durrës, që kanë lundruar gjatë natës së kaluar, po ankorohen njëri pas tjetrit në kalatat përkatëse, ndërsa gjatë ditës pritet edhe një traget me kamionë dhe udhëtarë nga porti i Triestes. Temperaturat e ajrit sot do të arrijnë mesataret stinore, duke shënuar në kolonën e zhivës mbi 30 gradë celcius dhe duke mundësuar fillimin masiv të pushimeve për mijra familjarë nga vendi, Kosova dhe Maqedonia, që po mbërrijnë në fillim të muajit korrik në plazhet pranë qytetit bregdetar. Kushtet detare dhe moti në Durrës janë përmirësuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, ndërsa vijon normalisht gjuetia e motopeshkatoreve nga grykëderdhja e lumit Seman në jug deri në atë të Bunës në veri./s.s./
KOMENTE