English

Durrës: Plagosën Me Mjete Të Forta Punonjësit E Policisë, Në Pranga Shtatë Persona

DURRES, 1 Korrik ATSH-Gëzim Kabashi./- Forcat e policisë së komisariatit të Shijakut në bashkëpunim me të drejtorisë së policisë së qarkut të Durrësit, arrestuan sot pasdite shtatë persona, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me disa të tjerë u shkaktuan dëmtime të rrezikshme për jetën 3 punonjësve të policisë, që po kryenin detyrën në mbëshetje të Inspektoriatit ndërtimor në zonën bregdetare të Hamallajt, 30 km në veri të Durrësit. Burime zyrtare nga drejtoria e Policisë së qarkut, bënë të ditur për ATSH-në se "Alfred Kukaj, 26 vjec; Pjetër Kaci, 65 vjec, Avni Rustemaj, 55 vjec, Edmir Osmanaj, 32 vjec, Mentor Cekrezi, 27 vjec, Abedin Rustemaj, 38 vjec dhe dhe Agim Rustemaj, 52 vjec, kaë përfunduar në pranga". Burimet sqaruan se në bashkëpunim dhe me persona të tjerë në vendin e quajtur Hidrovori në fshatin Hamallaj të komunës së Sukthit, ata pasi u organizuan e grumbulluan në menyrë të paligjshme, bllokuan rrugën e automjeteve dhe hodhën sende te forta (gurë, shkopinj, copa betoni dhe shishe benzine) kundër punonjësve të Policise e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Këto forca, thanë burimet, ishin në mbështetje të Inspektoriatit të Ndertimit për prishjen e objekteve të paligjshme në zonën bregdetare. Të gjithë këta shtetas kishin ardhur vitet e fundit nga rrethet e Tropojës dhe Kukësit dhe ishin vendosur me familjet në komunën e Sukthit, pranë Durrësit, thanë burimet. Sipas tyre, 10 nga punonjësit e policisë janë dëmtuar, ndërsa tre prej tyre, efektivë te Nderhyrjes se Shpejte dhe aktualisht po marrin ndihmen mjeksore prane Spitalit Ushtarak Tirane. Gjendja e policve K. Kodra, N. Lzha dhe B. Vatakshi është jashtë rrezikut për jetën, u shprehën burimet e policisë së qarkut./n.m/
KOMENTE