English

Durrës: Prishja E Ndërtimeve Pa Leje, Dëmtohen Dy Punonjës Të Policisë

DURRËS, 1 korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/ - Dy punonjës të policisë së shtetit janë dëmtuar sot me mjete të forta, ndërsa forcat ku ata bëjnë pjesë po mbështesnin aksionin e Ispektoriatit Kombëtar Ndërtimor për prishjen e disa objekteve pa leje në afërsi të plazhit të Hamallajt, 30 km në veri të Durrësit. Drejtori i policisë së qarkut të Durrësit, Aleks Hajdari, tha për ATSH-në se dy punonjësit janë përcjellë menjëherë në spitalin rajonal të qytetit bregdetar ku po marrin ndihmë të specializuar mjekësore. Dy punonjësit janë dëmtuar me mjete të forta nga disa banorë, të cilët kishin bllokuar rrugën për të penguar prishjen e godinave dhe objekteve pa leje, pranë vijës bregdetare të fshatit. Forcat e policisë së shtetit ndodheshin në fshatin Hamallaj të komunës së Manzës në mbështetje të forcave dhe mjeteve të Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar, i cili prej disa javësh ka nisur një aksion në shkallë të gjerë për prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë zonën bregdetare si dhe pranë akseve të rrugëve nacionale. /ch/
KOMENTE