Ekon - Gjermani - Përqindja E Papunësisë Ulet Nën Nivelin Tre Milionë
BERLIN, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri gjerman i Ekonomisë, Rainer Bruderle deklaroi sot se pritej që numri i të papunëve të kalojë së shpejti nën kufirin e tre milionë personave, ndërkohë që rimëkëmbja ekonomike po stabilizohet.
"Ne mund të kalojmë së shpejti nën kufirin e tre milionë të papunëve'', sipas ministrit liberal, i cili u shpreh para deputetëve të Bundestagut, Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman.
Shifrat e fundit të papunësisë, publikuar sot tregojnë se gjatë muajit qershor rezultojnë rreth 3,15 milionë të papunë në Gjermani rreth 7,5 për qind e popullsisë.
Në vitin 2009, përqindja e papunësisë arriti në 8,2 për qind dhe në kundërshtim me parashikimet e ekonomistëve dhe qeverisë, që parashikuan një rritje të papunësisë këtë vit deri në katër milionë të papunë, por papunësia ka qenë në ulje që prej fillimit të vitit.
Përsa i përket treguesve pozitivë, veçanërisht përsa i përket rritjes së eksportit, Bruderle theksoi se Gjermania përsa i përket anës ekonomike ishte lokomotiva për të gjithë Bashkimin Evropian./
/ec/ a.jor.