Tiranë, 1 korrik, NOA – Pëmes “Ëmbëlsirës, një operacion nga Tirana në Lushnjë, i nisur që në muajin janar, nga policia e shtetit dhe ajo e kundër trafikut të drogës, ka hedhur në pranga sot edhe katër persona të tjerë.
32 vjeçari nga Lushnja, Aldjon Faik Pirra, banues në Tiranë; 33 vjeçari nga fshati Bubullinjë i Lushnjës, Petrit Asqeri Topi; 40 vjeçari nga Bubullinja Brahim Asqeri Topi, dhe 38 vjeçari nga Fieri Afrim Maliq Muka, dhe banues në Tiranë janë arrestuar sot për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.
Ndaj këtyre shtetasve është caktuar masa e arrestit me burg.
Por, në këtë finalizim aksioni policia ka lënë në masën e arrestit në shtëpi edhe shtetasen 35 vjeçare nga Bubullinja Enkelejda Riza Topi, e afërme e të arrestuarëve të tjerë.
Shefja e sektori të marrëdhënieve me publikun në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Laura Totraku, deklaroi se nën emrin e koduar “Ëmbëlsira” janë arrestuar plot 18 vetë, të cilët trafikonin lëndë narkotike kanabis sativa.
Sipas Totrakut në këtë operacion janë sekuestruar rreth 600 Kg lëndë narkotike Kanabis Sativa, të destinuara për në Greqi.
mit/NOA