Fier: Miratohen Vendimet E E Bashkisë Pas Disa Javë Debate
FIER, 1 korrik /ATSH -Rr.Isufaj/ - Këshilli i Bashkisë së Fierit miratoi të enjten një sërë vendimesh të rëndësishme, të cilat nuk kishin gjetur konsesusin e këshillëatrëve në disa nga mbledhjet e fundit.
Thuajse pa debat u miratua vendimet për përkrahjen sociale, buxhetin afatmesëm, ndryshimin e strukturës së bashkisë dhe investimet për kreditimin e të pastrehëve.
Këshilli bashkiak i Fierit karakterizohet nga debatet e forta mes palëve politike. Por në mbledhjen e sotme vetëm dy nga këshilltarët e PD-së morrën pjesë në këtë mbledhje.
Këshilltarët e LSI-i kërkuan që të hiqej nga rendi i ditës kërkesa për të miratuar autorizimin e bashkisë për të lidhur marrëveshje me FK "Apollonia " sh.a, për përdorimin e stadiumit./ch/