Finlanda Vendi I Parë Në Botë Që Shndërron Aksesin Në Internet Të Drejtë Universale
HELSINKI, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Finlanda është shndërruar sot vendi i parë në botë që e ka bërë të drejtën për të pasur akses në internet një të drejtë njerëzore për të gjithë dhe obligim, duke i garantuar të gjithë finlandezëve një mundësi për ta pasur atë, njoftuan burimet zyrtare qeveritare.
"Sot hyri në fuqi obligimi për një shërbim universal interneti me shpejtësi një megabit për sekondë", deklaroi për AFP drejtori i shërbimit të rrjetit të komunikimit në Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacionit, Olli-Pekka Rantala.
"Besojmë se jemi vendi i parë në botë që e ka shndërruar aksesin n internet një obligim dhe të drejtë njerëzore", shtoi ai.
Për ministren e Telekomunikacionit, Suvi Linden, bëhet fjalë për "një prej arritjeve më të rëndësishme të qeverisë në fushën e politikave rajonale".
Finlanda modifikoi vitin e kaluar ligjin mbi tregun e komunikacionit me qëllim që aksesi i mjaftueshëm i internetit të shndërrohej në një shërbim universal në vend, në të njëjtit nivel si posta apo telefonia fikse./
/i.p/