English

Gati marka "Halal Italia", made in Italy për myslimanët

Itali, 1 Korrik, NOA- Tani edhe vendet myslimane dhe banorët e tyre mund të shijojnë specialitet e produktet italiane me markën “Hallall”, e certifikuar kjo sipas parimeve islamike. Ministri i Bujqësisë, Giancarlo Galan, tha se është nënshkruar marrëveshja ndërministrore në përkrahje të iniciativës “Hallal Italia” propozuar nga Komuniteti fetar islamik italian (Coreis).

Italia do të certifikojë cilësinë e produkteve italiane në sektorin agro- ushqimor, kozmetik dhe farmaceutik destinuar për tregjet e vendeve islamike. "Ata do të jenë me fat të kenë këto ushqime – thotë Gala - edhe lazanjat do jenë hallall, si dhe çdo gjë tjetër nga bujqësia dhe kuzhina italiane që janë ndër majat botërore për cilësinë dhe përsosmërinë e tyre".

Përveç të tjerave Galan ka vënë në dukje se mbështetja e ministrisë së tij në këtë iniciativë është e karakterit të veçantë historiko-kulturore. “Kuzhina dhe qytetërimi jonë janë ndërthurur me kulturën islamike prej shekujsh – përfundon Galan- e ky është një akt respekti për të gjithë gratë dhe burrat e besimit mysliman të cilët punojnë në vendin tonë”.

e.a./NOA

KOMENTE