English

Gjirokastër- Nano: "Qeveria Vendore Bën Opozitën Me Pushtetin Qendror"

JIROKASTËR, 1 Korrik/ATSH-Telnis Skuqi/ - "Pushteti vendor bën opozitë me pushtetin qëndror", u shpreh sot në Gjirokastër, ish- kryeministri socialist, Fatos Nano, duke nënkuptuar daljen nga sistemi politik të Partisë Socialiste, që ai vetë e ka krijuar dhe drejtuar për vite me radhë. Lidhur me liberalizimin e vizave, në një prononcim të shkurtër për mediat, Nano u shpreh se "me këtë proces nuk mund të luajë asnjë aktor politik, pasi është kontribut 20-vjeçar i çdo force politike". Fatos Nano vizitoi Gjirokastrën për të marrë në dorëzim titullin "Nderi i Lunxherisë", që iu akordua babai të tij, Thanas Nano, pas vdekjes, nga komuna e Lunxhërisë, me motivacion "Për kontribut të shquar në fushën e edukimit dhe medias"./s.s./
KOMENTE