Hague-Metes: Mbreteria E Bashkuar I Kushton Rendesi Te Madhe Marredhenieve Me Shqiperine
- Mesazh falenderimi i Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, drejtuar Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta -
TIRANE, 1 Korrik/ATSH/. - Mbreteria e Bashkuar i kushton rendesi te madhe marredhenieve me Shqiperine, eshte shprehur Sekretari i Jashtem i Mbreterise se Bashkuar, William Hague.
Sipas Zyres se Shtypit te Ministrise se Jashtme, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, i ka dërguar një letër falenderimi Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, në përgjigje të mesazhit të urimit me rastin e marrjes së detyrës së re.
Midis të tjerash, z. Hague shpreh besimin për progesin e madh të arritur në Shqipëri dhe ecjen eakoma dhe më përpara. "Sikurse diskutuam në Sarajevë, Mbretëria e Bashkuar i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Shqipërinë dhe mbetet tërësisht e përkushtuar për anëtarësimin e saj në BE. Tashmë, është realizuar progres shumë i madh dhe shpresoj që të vazhdohet me reformat e nevojshme, me të njëjtën energji dhe angazhim".
Duke u ndalur tek situata politike në vendin tonë, Hague shton në mesazh se "siç jeni në dijeni, është e rëndësishme që të gjithë palët e debatit politik në Shqipëri të tregojnë aftësitë e tyre për të punuar së bashku, me qëllim, ndërtimin e një vendi evropian modern, të qëndrueshëm dhe të suksesshëm". /a.ke/