Durrës, 1 korrik, NOA – Aksioni i ndërmarrë nga Inspektoriati Urbanistik i Ndërtimeve, për prishjen e ndërtimeve pa lejë në zonat turistike në të gjithë vendin, është bllokuar sot në Hamallaj nga banorët e zonës, të cilët pasi bllokuan rrugën që herët në mëngjes janë përplasur edhe me forcat e policisë,
Banorët e zonës kanë goditur punonjësit e policisë me mjete të forta dhe shishe me lëndë djegëze, duke dëmtuar edhe dy prej tyre, që mbikëqyrnin aksionin e ndërtimores.
Sipas burimeve të policisë së Durrësit mjekët morën trajtimin e duhur pranë spitalit të qytetit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Pikërisht për shkak të kësaj situate të rënduar mes banorëve dhe inspektorëve, Inspektoriati Urbanistik i Ndërtimit ndërpreu prishjen e ndërtimeve pa leje në Hamallaj, për t’i ndjekur ato në ditët e ardhshme.
Sipas inspektoratit kombëtar urbanistik në fshatin Hamallaj të Durrësit janë plot 150 ndërtime pa leje, që do të prishen.
mit/NOA