Elbasan, 1 korrik, NOA – Kërkohej prej 5 prillit të këtij viti nga policia e Korçës, për trafikim të qenieve njerëzore dhe është kapur sot në Elbasan.
Pas informacionesh në rrugë operative, hetuesit dhe ekspertët e policisë së Elbasanit kanë arrestuar sot 33 vjeçarin Altin Agim Korani, i cili kërkohej nga policia e Korçës, pasi akuzohej për trafikimin të qenieve njerëzore.
Sipas burimeve nga policia e Elbasanit, i arrestuari Altin Korani nga fshati Përrenjas i Librazhdit, dhe banues në fshatin Bilisht, ishte dënuar nga gjykata e Korçës më gjashtë vjet burg.
Sipas policisë procedurat e gjykimit të tij i kanë kaluar gjykatës së Korçës.
mit/NOA