English

Kryeministri: Arritjet, sot jemi shekuj larg korrikut ‘90

Tiranë, 1 korrik, NOA Update – “Korriku ’90 sot është jo dekada, por shekuj larg Shqipërisë së 20 viteve më parë dhe kjo falë arritjeve që vendi ynë ka mundur të shënojë gjatë kësaj periudhe”.

Kështu e ka vijuar fjalimin e tij në Qytetin Studenti, kryeministri Berisha, gjatë manifestimit të organizuar prej tij në përkujtim të eksodit të shqiptarëve përmes ambasadave 20 vjet më parë.

Më tej, ai ka theksuar se “ky 20 vjetor na fton të bashkohemi për ta shndërruar sa më parë ëndrrën tonë evropiane në realitet”.

Duke e cilësuar regjimin e Enver Hoxhës si të Hitlerit, ai u shpreh se ai regjim ra njëherë e mirë për shqiptarët, ndërsa 20-vjetori i korrikut 1990, e gjen Shqipërinë në prag të heqjes së vizave me Bashkimin Evropian dhe vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

n.e/NOA

KOMENTE