Angli, 1 Korrik 2010 NOA - Një goditje të vërtetë, në këtë fillim merkatoje, ka kryer skuadra e Manchester City. Ekipi i drejtuar nga tekniku italian Roberto Mançini ditën e sotme ka zyrtarizuar akordin e arritur me Valencian për të sjellë në klubin e tyre mesfushorin 24 vjeçar David Silva.
Lojtari në fjalë ndiqej me mjaft interes si nga Interi ashtu dhe nga Çelsi, por pasi të kthehet nga Afrika e Jugut, ku është duke zhvilluar Botërorin me ekipin përfaqësues të Spanjës, ai do të hedhë firmën e tij mbi një kontratë që do ta lidhë me klubin anglez.
Me sa është bërë e ditur klubit spanjoll të Valencias do t’i shkojë në arkë, një shifër për më shumë se 30 milionë euro dhe kjo vetëm për transferimin e Silvës tek City, për të cilin Mançini është shprehur tepër optimist.
r.b/NOA