English

Meta: Masa Për Zbatimin E Strategjisë Për Riintegrimin E Të Riatdhesuarve

TIRANE, 1 Korrik / ATSH- A.Gegvataj/ - Zbatimi i Strategjisë për Riintegrimin e Shtetasve Shqiptarë të Kthyer, ishte në qendër të takimit të zhvilluar sot nga Zv.Kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta me ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Spiro Ksera dhe zyrtarë të tjerë rajonalë të këtij sektori. Burime zyrtare bëjnë të ditur për ATSH-në, se takimi u përqëndrua në diskutimet mbi angazhimin e strukturave përkatëse për plotësimin e një prej tre kërkesave të rëndësishme për liberalizimin e vizave me BE, riintegrimi i të riatdhesuarve. Gjatë takimit, Meta theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka marrja e masave për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Riintegrimin e Shtetasve Shqiptarë të Kthyer dhe Planit të Veprimit. Ndërkaq, ka nisur shpërndarja e dhjetëra mijëra fletëpalosjeve që informojnë qytetarët shqiptarë për këtë proces./n.m/
KOMENTE