English

Ministri Tafaj:Dyfishim Të Kuotave Në Teknologjinë E Informacionit

T TIRANE, 1 Korrik /ATSH- A.Gegvataj/. - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, deklaroi sot dyfishim të numrit të kuotave në degët që lidhen me teknologjinë e informacionit. Gjatë debatit të lirë në seancën e sotme plenare të Kuvendit, Tafaj bëri të ditur se "këtë vit për shkollat e larta publike ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka propozuar qeverisë dyfshimin e numrit të kuotave në degët e lidhura me teknologjinë e informacionit". Ai nënvizoi se një reformë tjetër shumë e rëndësishme në sistemin e arsimit në Shqipëri është orientimi i shërbimeve universitare në bazë të kërkesave të tregut të punës dhe vetë ekonomisë së vëndit tonë. Për këtë qëllim, ministri i Arsimit nënvizoi se "orientimi i brezit të ri në shkencat natyrore dhe inxhinierike është një nga prioritete kryesore të politikës arsimore dhe që përputhet me trendin e zhvillimit të politikave të arsimit të lartë në Europë". Sipas tij, të diplomuarit për shkenca janë aktualisht në tregun global të punës grupi më kompetitiv. "Përvoja e 2-3 dekadave të fundit ka treguar se ekziston një kohezion shumë i ngushtë pozitiv midis shpejtësisë së zhvillimit të fushave më të reja të teknikës dhe teknologjisë së informacionit dhe numrit të të diplomuarve në ato vënde që kanë përvojë shumë të mirë në këtë fushë", shtoi ai Gjithashtu ministri i Arsimit nënvizoi si shumë të rëndësishme edhe ngritjen e qendrave të eksperiencave didaktike pranë të gjitha qëndrave te edukimit në Shqipëri. Ai theksoi se këto qëndra do t'u shërbejnë si studentëve që janë duke studiuar për mësuesi si dhe asistentëve të universiteteve./s.s./
KOMENTE