Mtkrs E Angazhuar Për Bashkëpunim Në Kuadër Të Programit Të Punësimt Të Të Rinjëve
TIRANË, 1 Korrik/ ATSH- Suada Daci/- Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, garantoi sot se "MTKRS është e angazhuar të bashkëpunojë konkretisht në kuadër të programit të përbashkët të punësimit të të rinjëve".
I pranishëm në Forumin "Punësimi i të Rinjëve në Shqipëri - Qasjet e reja dhe mekanizmat financues", organizuar nga UNDP dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Xhaferraj tha se, "MTKRS ka në orientimin e saj nxitjen e iniciativave që hedhin më shumë dritë mbi aspektet e punësimit, angazhimit dhe integrimit të të rinjëve".
Sipas tij, " këto objektiva marrin jetë vetëm në sajë të projekteve të përbashkëta për të eksploruar të gjitha hapësirat që mundësojnë më shumë punësim për të rinjtë".
"Si një hap konkret në dobi të fuqizimit të dialogut dhe parterneritet me aktorët rinorë, do të evidentoja bashkëpunimin me Këshillin Rinor shqiptar, organizatat rinore në rrethe dhe aktorët lokalë, ku fokusi i këtij bashkëpunim është punësimi rinor përmes teknologjisë së informacionit".u shpreh Kreu i MTKRS-së, Ferdinand Xhaferraj.
Ai tha se, " nëpërmjet rritjes së aksesit të të rinjëve drejt informacionit, ne jo vetëm shtojmë mundësitë për më shumë punësim në sektorin privat, por dhe zgjerojmë gamën e shërbimeve në dobi të përfituesve rajonalë e lokalë".
Sipas tij, " modeli i zyrave të shërbimit për punësim rinor dhe krijimi i një fondi rajonal për punësim krahas Shkodrës dhe Kukësit shumë shpejt do të përfshijë edhe rajone të tjera, në sajë të partneritet që MTKRS do të ofrojë".
Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Këshillin Rinor dhe organizatat në rrethe, organizuan ditë më parë iniciativën e projektit online, "Punësimi info", e cila synon që të rinjtë në të gjithë Shqipërinë të kenë më shumë mundësi për punësim si ne sektorin privat, ashtu dhe atë publik, e nëpërmjet kësaj faqeje ata të njihen edhe me shërbime të tjera të nevojshme./s.s./