Tiranë, 1 Korrik, NOA – Nga dita e sotme në të gjithë vendin, nis aplikimi i vendimit të fundit të qeverisë për rritjen e pensioneve për 520 mijë qytetarë.
Në pritje edhe të një vendimi të ri për rritjen e pagave, ky vendim i qeverisë bëhet në një kohë kur vendet e tjera po bëjnë shkurtime drastike të shpenzimeve dhe rritje të detyrimeve ndaj qytetarëve për shkak të efekteve të krizës globale financiare.
Konkretisht, sipas vendimit të djeshëm të qeverisë, rritja e pensioneve parashikohet të jetë nga 6 deri në 10 %, në tërësi me një rritje prej 6140 lekë (të vjetra) nga e cila përfitojnë afërsisht 200 mijë pensionistë.
Ndërsa 170 mijë pensionistë të fshatit do të kenë një rritje prej 10 % të pensionit të tyre, kurse pensionet e larta dhe ato suplementare rriten me 4 %.
Duke nisur që nga data e sotme, 1 korrik 2010, pensionet e pleqërise minimale urbane rriten me 6 %, së bashku me ato të invaliditetit urban si edhe pensionet familjare urbane.
Ndërsa pensionet e pleqërisë në fshat rriten 10 %, sikundër edhe pensionet e invaliditetit dhe ato të pleqërisë familjare të fshatit.
Nga ky vendim përfitojnë Rritje 6 % , 290.400 pensionistë a) 193.200 pleqeëi urbane b) 46.100 invalidët urbanë c) 51.100 familjarë urbanë Rritje 4 % 114.240 pensionistë a) 89.600 pensionë pleqëri urbane b) 24.640 programe speciale ushtarake/minatorë/ punonjës të ish-industrisë usht/pilotë/detarë dhe prof) Rritje 10 % 160.000 pensionistë.
Fondi i kërkuar për këtë rritje, mësohet se është 337 milionë lekë në muaj, dhe për pjesën e mbetur të vitit 2010, 2.024 miliardë lekë (6 muaj x 337,3 lekë/muaj).
n.e/NOA