Nesër, më 2 korrik 2010, në MPJ, do të nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal në Lidhje me Tatimin mbi të Ardhurat.
Ju njoftojmë se nesër, e premte, në orën 9.30, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, do të nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal në Lidhje me Tatimin mbi të Ardhurat.
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes do të ketë edhe një prononcim për mediat nga Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta dhe Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, z. Manuel Montobio.