English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 1 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Gjykata Kushtetuese pritet të stopojë çështjen, nëse presidenti Sejdiu po shkel Kushtetutën duke mbajtur postin e kreut të LDK-së - TRE DEPUTETË SERBË IA RUAJNË KARRIGEN SEJDIUT - Dragisha Miriq, Mihailo Shçepanoviq e Vladimir Todoroviq i kanë rënë pishman pse, bashkë me 29 kolegë të tyre të Kuvendit të Kosovës, kishin inicuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, nëse është duke e shkelur presidenti Fatmir Sejdiu Kushtetutën përmes mbajtjes së postit të ngrirë të kryetarit të LDK-së. Burime të "Kohës Ditore" kanë theksuar se "degradimi i nënshkrimeve" do ta stopojë një proces që mund të çonte në shkarkimin e numrit një të shtetit Tituj të tjerë: -Krasniqi: Bisedimet me Serbinë t'i bëjnë përgjegjësit qeveritarë -BIK-u do shamitë në shkolla, kërcënon me gjyq -Lirohet në procedurë të rregullt sulmuesi i ministrit -Dell: Beogradi nuk i lejon qasje në drejtësi popullatës në veri -Mbaron muaji i mjaltit i patrullave të përbashkëta -Privatizimi nuk garanton interesat e konsumatorit "Express" TENSIONI I LARTË - Dallimet ndëretnike janë tensioni më i madh. Veriu mbetet një kërcënim serioz. Nuk besoj se arrestimet e EULEX-it do të ndikojnë në siguri. FSK mund të bëhet pjesë e operacioneve paqerujtëse në fund të vitit 2012. Komandani i KFOR-it, Markus Bentler, flet për Express. Tituj të tjerë: -Rreziku vjen nga Veriu - Ambasadori Amerikan Christopher Dell ka vizituar Mitrovicën e Veriut, të mërkurën. Për këtë vend, tha se është rreziku kryesor për Kosovën. Ai theksoi se idetë për ndarjen e Kosovës janë të kota. -Presidentin e kemi Kryetar - LDK sqaron se konstitucionalisht, ligjërisht dhe politikisht, Fatmir Sejdiu është lider i zgjedhur i saj dhe është njeriu i parë i partisë. Për këtë arsye, ajo ka dërguar në KQZ emrin e Sejdiut si Kryetar i LDK-së. -Kushtetuesja, pesha e një vendimi - Opinion -Ankohet për shami -Nga EULEX-i hetohet Z Monbile "Bota Sot" QEVERIA NUK "FRIKËSOHET" NGA KËRCËNIMET E KRYEPROKURIT TË EULEX-it - Korriku, "muaj i nxehtë" Tituj të tjerë: -Dell: Edhe veriu është Kosovë - Ambasadori amerikan për Veriun e Kosovës -Abramovic: Ndarja e Kosovës shumë e rrezikshme për gjithë rajonin - Ish-diplomati i njohur amerikan kundër ndarjes -Gjyqësori po i vuan pasojat e UNMIK-ut, as EULEX-i nuk është më i mirë! - Juristët e Kosovës ankohen -Qeveria sa më pranë popullit - Editoriali "Lajm" PIRAMIDAT MUND TA DRIDHIN KOSOVËN Tituj të tjerë: -Shpërthen granata, lëndohen dy veta (Gjilan) -Presidenti i BE-së viziton Kosovën -BIK i shqetësuar për uniformat fetare -Euroja shënon sërish rënie -Nis hetimi i Masakrës së Tivarit - Partia Demokratike e Shqipërisë ka nisur mbledhjen e firmave për ngritjen e një komisioni hetimor që do të zbardhë Masakrën e Tivarit të ndodhur në vitin 1945. "Tribuna shqiptare" HUMBËN MILIONA EURO - Projekti miliona euro i planifikuar nën programin e IPA-s, për ndërtimin e një ndërtese shumëfunksionale në Prishtinë, ka dështuar si pasojë e disa mosmarrveshjeve në mes të palëve të përfshira në këtë proces. Për zbatimin e këtij projekti kanë filluar bisedimet me qytetin e Mitrovicës Tituj të tjerë: -Tiranë - Hetim për masakrën e Tivarit - PD ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për ngritjen e një komisioni hetimor që do të zbardhë Masakrën e Tivarit. Prishtinë - Roumpuy në Kosovë Shkup - S'ndërpritet kanali shqip? Flet ambasadori Dell - Pavarësia, opsioni i vetëm Bisedimet Kosovë-Serbi - Të përgatiten të gjithë Presheva kundërshton - Loja e Serbisë Plani për zbatim "Rashka" në harresë "Zëri" BISEDIMET ZVARRISIN NJOHJET - Ideja e bisedimeve Prishtinë-Beograd mund të ketë pasoja të reja problematike për procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës Tituj të tjerë: Albini në peshkim - Drejtuesit e Lëvizjes "Vetëvendosje" kanë filluar aksionin për rekrutimin e shumë politikanëve në radhët e tyre Presion mbi auditorin Editorialli - Me "Mercedes" drejt BE-së! Opinone - Fjala e fundit e Prishtinës "Epoka e Re" Ekskluzive: Flet për "Epokën e re" ambasadori i Francës në Kosovë, Zhan Fransua Fitu - GABOJNË EDHE PROKURORËT - Në Francë ka pasur procese shumë të mëdha ku prokurorët kanë gabuar - Nuk ka arsye që e ndalon ministrin Limaj ta kryejë punën e vet Tituj të tjerë: Dell: Kërcënimet vijnë nga veriu i Kosovës Kryeparlamentari Jakup Krasniqi i kundërpërgjigjet ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit në EULEX, Johannes van Vreeswijk - Krasniqi e ironizon Vreeswijkun - Po të ishte prokuror Van Vreeswijk nuk do të kishte vend në Prokurorinë e Kosovës Mavraj: Kryeprokurori është gënjeshtar, kundër Limajt s'ka gjetur asnjë fakt "Shkelësi" i ligjit propozohet për anëtar të Bordit të KRPP-së! "Infopress" INVESTIME ANEKËND KOSOVËS - MTPT ka vazhduar me hovin e rritjes së investimeve në ndërtimin e rrugëve të reja Tituj të tjerë: Ndarja, rrezik Jo, nuk ndahet veriu Presidenca e radhës e BE-së, i ka kërkuar Serbisë dhe Kosovës të fillojnë negociatat ndërmjet tyre për të zgjidhur çështjet praktike "Strategji" për liberalizimin e vizave Shfaqet në Kongres filmi dokumentar "Besa" - Në një nga mjediset e Kongresit amerikan, më 29 qershor, u shfaq filmi dokumentar "Besa", ku shqiptarët paraqiten si mbrojtës të hebrenjve gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, kur këta përndiqeshin e vriteshin nga nazistët Editorial - Jo mbi ligjin "Kosova Sot" Pasojat e ndryshimeve në gjykata - MBI 5000 LËNDË PENALE NGA E PARA Tituj të tjerë: Thellohet bilanci tregtar negativ për Kosovën - Deficit 670 milionë euro Kosovën e presin negociata politike me Serbinë Riemërimet trazojnë ujërat e gjykatave dhe prokurorive Editoriali - Verë pa drita.dhe privatizimi në sektorin energjetik /s.s./
KOMENTE