Pedofilia - Sot Hyn Në Fuqi Konventa E Këshillit Të Evropës
STRASBURG, 1 korrik /ATSH-ANSA/ - Hyn sot në fuqi Konventa e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e fëmijëve kundër shfrytëzimeve dhe abuzimeve seksuale.
Bëhet fjalë për mjetin e parë juridik ndërkombëtar që i detyron Shtetet nënshkruese t'i konsiderojnë si krim të gjitha format e abuzimeve seksuale me të miturit, përfshi abuzimet brenda mureve të shtëpisë ose brenda familjes. Konventa godet edhe praktika si ato të joshjeve në internet, në dhomat e çateve apo në faqet e lojërave. Në përgjithësi një i rritur arrin të mashtrojë një fëmijë duke krijuar me të një marrëdhënie besimi që e lejon më pas ta takojë atë personalisht.
Konventa e Këshillit të Evropës godet gjithashtu edhe "turizmin seksual" që përfshin të miturit duke përcaktuar se krime të tilla mund të ndiqen penalisht edhe nëse janë kryer jashtë shtetit.
Konventa, që filloi të nënshkruhej në vitin 2007, hyri në fuqi fal faktit se pesë vende anëtare të Këshillit të Evropës, Shqipëria, Danimarka, Greqia, Vendet e Ulëta dhe San Marino, e kanë ratifikuar prej kohësh.
/e.v/