E ardhmja e ekonomisë së Dinaric Arc qëndron në pasurinë e saj natyrore
Capljina, Bosnje dhe Hercegovinë, 1 Korrik 2010 NOA – Përfaqësues të 5 shteteve të Dinaric Arc, autoritete lokale, menaxherë të zonave të mbrojtura, ekspertë të ruajtjes së natyrës, sektori privat, OJQ dhe gjithashtu disa organizata ndërkombëtare takohen sot në Capljina në Konferencën Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Ndër-kufitar në Dinaric Arc. Kjo është hera e parë që një grup kaq i madh ekspertësh dhe vendimmarrësish nga rajoni kanë rënë dakord për të përforcuar bashkëpunimin përtej kufijve në mënyrë që mirëqenia e komuniteteve lokale dhe natyrës të vazhdojë.
“Ne besojmë se ky është vetëm fillimi i një procesi që do të vlerësojë bukurinë natyrore dhe do të sjellë mirëqenie për komunitetet në këto rajone të largëta dhe më pak të zhvilluara”, tha Deni Porej, Drejtori i Ruajtjes se Natyrës në WWF në Mesdhe. Pieter de Baan, Drejtori Rajonal i SNV për Ballkanin shtoi: “Krijim i përfitimeve dinamike midis kufijve dhe për të dyja anët e kufijve si dhe mbron interesat e tyre të përbashkëta;1+1=3!”.
Në vitin 2008 qeveritë e vendeve të Europës Juglindore u bashkuan në Deklaratën “Big Win” duke marrë përsipër të përmirësojnë rrjetin e zonave të mbrojtura duke iu bashkuar përpjekjeve përtej kufijve. Duke ndjekur këtë deklaratë dhe bazuar tek Iniciativa e Dinaric Arc, IUCN, WWF dhe SNV zhvilluan projektin “ Mjedisi për njerëzit ne Dinaric Arc” që mbledh sot ne Capljina shumë ambjentalistë dhe vendimmarrës nga Bosnje Hercegovina, Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Evenimenti është mbështetur nga Ministria Federale e Mjedisit dhe Turizimit të Bosnje – Hercegovinës dhe Organizata Jo Qeveritare “Lijepa nasa”.
Projekti “Mjedisi për njerëzit ne Dinaric Arc” mbulon 6 zona nga 5 shtete - NP Plitvicka jezera-NP Una, NP Durmitor-NP Sutjeska, NP Tara-Drina, Neretva delta, Mountain Dinara, and NP Prokletije / Bjeshkët e Namuna. Në këto zona janë bërë vlerësime të vlerave natyrore dhe kulturore, duke sugjeruar mënyrën për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe përforcuar menaxhimin e mjedisit.
Disa nga konluzionet nga vlerësimet e bëra janë se ka një potencial të madh dhe shumë mundësi për një menaxhim të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura me kufij të përbashkët te Dinaric Arc, ku bashkëpunimi ekziston por mungojnë veprimi dhe planifikimi. Një shembull i mirë i vullnetit për bashkëpunim janë dhe dy Memorandume midis partnerëve me kufij të përbashkët që tregojnë mbështetjen dhe interesin e përbashkët të aktorëve lokalë.
e.t/r.n/NOA