English

Portret - Anna Chapman Bukuroshja Ruse E Spiunazhit?!

NJU JORK, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Njëzet e tetë vjeçarja, një flokëkuqe brilante me sy jeshilë, një ruse, e cila kishte mbërritur kohët e fundit në Nju Jork ka kaluar disa orë me statusin e biznesmenes, si ai i Mata Harit, duke gëzuar tabloidët. "Koka e Kuqe'', shkruan në titullin kryesor e përditshmja ''New York Post'', që publikon në një foto Anna Chapman, arrestuar të dielën në mbrëmje me nëntë persona të tjerë në kuadër të një operacioni kundër një rrjeti të dyshuar spiunazhi në përfitim të Rusisë. Me gjurmët e Luftës së Ftohtë, gazeta luan me ngjyrën e flokëve të spiunes të dyshuar dhe atë të ish-flamurit të Bashkimit Sovjetik... Në akuzën e ngritur nga FBI, ajo akuzohet për dhënie të informacioneve një zyrtari rus, me të cilin ajo komunikonte nga kompjuteri çdo të mërkurë këto muajt e fundit nga një librari në West Village, me anë të një faqeje sekrete interneti. Spiunia 28-vjeçare u paraqit të hënën pasdite para një gjykate federale në Manhatan, ku gjyqtari James Cott urdhëroi mbajtjen e saj në paraburgim. E veshur me xhinse dhe me një bluzë të bardhë duke biseduar për disa minuta me zë të ulët me një avokat, Anna Chapman është parë me pranga ashtu si dhe katër bashkëfajtorët e tjerë të paraqitur me të në prokurori. ''Kjo qytetare ruse u vendos në Nju Jork në muajin shkurt duke ardhur nga Moska pas një divorci'', shkruan ''New York Post'' . Në një intervistë shpërndarë në faqen e internetit Youtube, "Anya" Chapman shpjegon se ishte një specialiste e start-up-ve dhe se dëshironte të zhvillonte një rrjet për rekrutimin e të rinjve profesionistë në dy qytete të botës ku kishte më shumë talente, Moskë dhe Nju Jork. Në video, që është pjesë e një serie të titulluar "Shkolla në internet për start-up", ajo tregon se ka jetuar dhe punuar për një kohë të gjatë në Londër në një shoqëri investimesh. Në Moskë ajo kishte hapur një faqe interneti për kërkime të pasurive të patundshme. Në Nju Jork kishte hapur një ndërmarrje "Time Venture", specializuar në teknologji, internet, media dhe lojra. ''Kam krijuar strategji për zhvillimin botëror të ndërmarrjeve të reja'', thekson ajo. Para gjykatës vlera e shoqërisë së saj u vlerësua rreth dy milionë dollarë. Avokati, Robert Baum bëri përpjeje për të bindur gjyqtarin për pafajësinë saj. "Ju thoni se ky rrjet është vëzhguar që prej 10 vjetësh, por klientja nuk ka ardhur në Amerikë para vitit 2005, por ajo jeton këtu që prej disa muajsh me një vizë që iu rrëmbye të shtunën e kaluar'', nënvizoi ai. "Personat e vetëm që ajo fliste në komjuterin e saj ishin prindërit dhe kur asaj i dhanë një pasaportë falso ajo e paraqiti atë menjëherë në polici dhe ja tani e arrestojnë'', theksoi ai. Gjyqtari theksoi pas leximit të akuzës së ngritur nga FBI se ajo mund ta ketë të vështirë për të qenë krejtësisht e pafajshme dhe refuzoi mbrojtjen e avokatit. Në faqen e saj në facebook, Anna Chapman shkruan "Nëse ti mund të imagjinosh, ti mund të arrish. Nëse ti mund të ëndërrosh, ti mund të bëhesh''./ /ec/ a.jor.
KOMENTE