Portret - Christian Wulff Presidenti Konservator Gjerman
BERLIN, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Christian Wulff, 51 vjeç, i partisë konservatore CDU të Angela Merkelit dhe i konsideruar për një kohë të gjatë si një rival potencial i kancelares, u zgjodh dje vetëm pas raundit të tretë në Asamblenë Federale si president i Gjermanisë.
Avokati elegant, bjond, i sjellshëm dhe i qeshur është gjithashtu i zgjedhuri i parë Asambleja Federale, një kolegj zgjedhor ku koalicioni qeveritar ka shumicën.
Wulff është presidenti më i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, një funksion kryesisht honorifik.
Christian Wulff, militant për 20 vjet i Bashkimit Demokristian (CDU), ka qenë vetëm 34 vjeç kur u përball në zgjedhjet rajonale të Saksonisë së Poshtme me Gerhard Schroder, i Partisë Socialdemokrate (SPD) i cili u bë më pas kancelar.
Në vitin 2003 ai mori mandatin si kryeministër i Sanksonisë së Poshtme.
Wulff dështoi dy herë në zgjedhjet parlamentare kundrejt rivalit Gerhard Schoder.
Pas tërheqjes nga jeta politike e Roland Koch, CDU, ai mbetet një nga konkurentët e fundit potencial të Angela Merkelit për të marrë kryesimin e partisë.
Në presidencë, ai mund të jetë vetëm mburoja e kancelares për të paktën katër vitet e ardhshme.
"Më mungon oreksi i përhershëm për pushtet", theksoi në 2008 Christian Wulff.
Ai do të ketë një funksion kryesisht honorifik edhe pse presidenti federal gëzon përgjithësisht një prestigj të madh dhe që mund të influencojë mentalitetet, ashtu siç kanë bërë disa ish-presidentë mbi Holokaustin apo çështje të tjera shoqërore.
Wulff është i martuar me Bettinën, 36 vjeçe, me të cilën ka një djalë dy vjeç.
Nga martesa me gruan e parë, Christiane, ka një vajzë 17-vjeçare./
/ec/ a.jor.