English

Prifti, thirrje OSSH-së: Shërbejini më mirë konsumatorit dhe mos abuzoni

Tiranë, 1 korrik, NOA – Pala shqiptare mbështet Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë gjatë punës së përditshme të tij, në mënyrë që konsumatorit shqiptar t’i shërbehet më mirë dhe t’u jepet fund abuzimeve.

Një fakt të tillë, ministri i Energjetikës, Dritan Prifti ia komunikoi drejtorit të Përgjithshëm të OSSH, Jozef Hejsek, gjatë një vizite në zyrat e kompanisë CEZ, e cila ka privatizuar rreth një vit më parë Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes.

Prifti u informua nga Hejsek, lidhur me punën që është bërë nga kompania gjatë një viti që nga momenti i privatizimit, si dhe objektivat e synuar për t’u realizuar në të ardhmen.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, ai vlerësoi punën e bërë nga kompania CEZ gjatë vitit të parë të privatizimit të OSSH, por Prifti nuk mohoi as faktin se gjatë këtij viti ka pasur edhe probleme.

Prandaj, sa i përket se ardhmes, ministri Prifti ka kërkuar më shumë vëmendje nga ana e kompanisë CEZ në disa çështje në funksionimin e OSSH.

Ai i garantoi përfaqësuesit e OSSH se qeveria dhe parlamenti do t’i mbështesë ata, me krijimin e legjislacionit të nevojshëm, në mënyrë që konsumatorit shqiptar t’i shërbehet më mirë, më shpejt dhe në mënyrë transparente, si dhe që të mos ketë më abuzime me energjinë elektrike.

n.e/NOA

KOMENTE