English

Reportazh/ Gjirokastër: Miss-Et I Bashkohen Bukurise Se Kalasë Së Argjiros

GJIROKASTËR, 1 Korrik/ATSH-Telnis Skuqi/ - Rajmonda Zoica, 55 vjeç nga Gjirokastra, pati fatin ta shikojë për herë të parë "live" spektaklin "Miss Shqipëria 2010", i cili nisi mbrëmë në kalanë e Gjirokastrës. "Jam mrekulluar", thotë Zoica, ndërsa nënvizon se vajzat ishin të gjitha të bukura. Për të, emocionet si spektatore shtoheshin me kalimin e kohës, kur ato dilnin para jurisë dhe publikut. "Skena e madhe rrethore ka qenë vazhdimisht ekskluzivitet i festivalistëve, madje dhe sopranoja e madhe shqiptare, një ndër emrat më të kërkuar në skenat botërore, Inva Mula, këndoi në një skenë të improvizuar në Kalanë e Argjiros", kujton Zoica, ndërsa tregon se kudo nëpër qytet flitet për spektaklin dhe parashikimet se cila prej vajzave pritet të marrë kurorën e "të bukurës së dheut". Publiku i pranishëm ka pritur e përcjellë me simpati përformancën që krijuan mbrëmë në skenë misset, sot pritet që juria të bëj të lumtur një bukuroshe. Ermira Çuberi, drejtore e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Qytetit Muze të Gjirokastrës (ZAKQMGJ), thotë se banorët kanë programuar sot të jenë pjesë e publikut të natës-gala. "Ndjehen lëvizjet dhe shqetësimet për të siguruar një biletë", tregon Çuberi, duke shtuar se një biletë varion nga 200 deri në 500 lekë, një çmim i pranueshëm për masën e gjerë të qyetarëve. "Kalaja ka vend për të gjithë", shton ajo. Ertemiona Mejdani, "Miss Shqipëria 2009", 19 vjeç nga Korça ndihet e befasuar nga madhështia e kalasë së Gjirokastrës. "Falë skenës dhe publikut të shumtë të numër, miss-et i sfiduan shpejt emocionet dhe në pjesën e dytë të spektaklit ishin të lirshme", pohon Mejdani. "Të promovosh bukurinë në kalanë e Gjirokastrës, është privilegj për 32 bukuroshet shqiptare, pasi në këtë skenë është shkruajtur historia e folklorit mbërkombëtar", shton ajo Artan Imami, aktor, prezantuesi i "Miss Shqipëria 2010", thotë se spektakli i natës së parë ishte një provë e përgjithshme ku më të fituara dolën vajzat. "Në natën e parë nuk pati ndarje çmimesh, por miss-et ndanë me spektatorin emocionet", shprehet ai, duke nënvizuar se sot, në natën e dytë do të ketë shumë supriza për publikun. Sipas tij, në skenën e kalasë së Gjirokastrës do të ngjiten artistë të njohur të këngës së lehtë dhe popullore, si dhe grupe baleti. "Jam i bindur se spektakli do të ketë sukses dhe fituesja do të identifkohet nga banorët si Miss Argjiro 2010", përfundon Imami./ch/
KOMENTE