English

Ruçi Berishës: Ulu dhe zgjidh krizën me dialog, nuk jemi kukulla e pushtetit tënd

Tiranë, 1 Korrik, NOA – “Apeli i opozitës është ky: Ulu dhe zgjidh krizën, bëj dialog që vërtet demokracia në vend të jetë funksionale dhe jo imagjinare. Ne nuk bëhemi as kukulla dhe as garnitura e pushtetit tuaj”.

Me këto fjalë, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi i është kundërpërgjigjur apelit të kryeministrit Sali Berisha sot në Kuvend për bashkëpunim mes palëve në të mirë të së ardhmes dhe reformave në vend.

“Po, është e vërtetë se të rinjtë e 2 korrikut 1990 u ngritën për të shembur një përmendore. Por ata u ngritën edhe kundër një pushteti që merrej me votë dhe nuk mbahej me dhunë, por me punë”, tha më tej Ruçi në fjalën e tij.

Duke shtuar se nëse mazhoranca do vërtet bashkëpunim me opozitën, duhet të tregojë fillimisht se nuk e ka marrë pushtetin me mashtrim, sikundër duhet të bëjnë edhe transparencën dhe është e sigurt se opozitën do ta ketë në krah të reformave.

“Nëse do të mendoni se ne do të tërhiqemi, harrojeni. Ndaj përsëri ju bëjnë apel të zgjidhni krizën”, i tha ai më tej Berishës.

Duke përfunduar se përfaqësuesit e opozitës janë shumë këmbëngulës për të drejtat që duhet të gëzojnë qytetarët shqiptarë dhe jo pushtetarët e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE