English

Sport-Futboll/ Laçi Vetëm Barazim Në Debutimin Evropian

TIRANË, 1 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Skuadra e Laçit ka qenë shumë afër një starti perfekt në Europë, por një gol në sekondat e fundit u ka mohuar fitoren bardhezinjve që duhet të kënaqen me barazimin 1-1 kunder bjellorusëve të FC Dnepr Mogilev. Tifozët laçiane po festonin fitoren në shkallet e stadiumit "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit, por skuadra e tyre nuk ka arritur të mbroje avantazhin e krijuar në minutat shtesë të pjesës së parë. 45 minutat e para kanë qenë të balancuara me Laçin që hidhet i pari në sulm dhe më pas me miqtë që krijojnë rastet e tyre. Do të duhet të vijë minuta e parë shtesë e kësaj pjese që të ndryshojë rezultati. Goli mban emrin e Marashit që u fut në fushë në minutën e 26-të për të zëvendësuar Elio Shazivarin që u demtua pas një ndërhyrjeje nga Gomchar. Laçi ka luajtur mirë në këtë pjesë dhe Nimani kryesisht ka qenë problem për kundërshtarët që shpesh herë detyrohen të bëjnë ndërhyrje të parregullta. Pjesa e dytë flet më shumë për miqtë që hidhen në sulm për të gjetur golin e barazimit. Tereshchenko dhe Parivayeu tentojnë nga larg, por pret portieri Llani. Bjellorusët vazhdojnë të sulmojnë, ndërsa Laçi kundërsulmon duke u mbështetur te Nimani që gjuan dhe ai disa herë drejt portës. Kur luhen minutat shtesë dhe dukej se Laçi do të hidhte një hap të rëndësishem drejt kualifikimit, vjen goli i miqve. Eshte Dmitri Turlin që shënon në minutën e 92-të duke vënë në qetësi "Niko Dovanen" dhe duke vështirësuar shumë aventurën europiane të Laçit që gjithesesi meriton përgëzime për këtë debut në Europë, pas një sezoni shumë të mirë në Shqipëri. Ndeshja e kthimit do të luhet në datën 8 korrik, në stadiumin "Spartak" në Mogilev të Bjellorusisë. Europa League, turi i parë Laçi - Dnepr Mogilev 1-1 Shënues: marashi 46', Turlin 92' Laçi (4-4-1-1): Llani, Kastrati, Nino, Brahja, Çela, Tafaj, Gega (Jushi 87'), Veliaj, Shazivari (Marashi26'), Vucaj, Nimani. Trajner: Stavri Nica. Dnepr Mogilev (4-4-2): Kopantsov, Raspopov, Shuneiko, Gonçar, Kalajçev, Kapov, Kozlov, Tereshçjenko, Biçenok, Jurçanka, Turlin. Trajner: Andrei Sgoroborotsko. /a.ke/
KOMENTE