Sport-Futboll/ Skuadrat Shqiptare Në Provën E Parë Evropiane
TIRANË, 1 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Tirana dhe Laçi do të vihen sot përballë dy rivleve të tyre në sfidat e para për turin e parë të Europa League.
Kryeqytetasit do të presin në orën 17:30 në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" skuadrën hungareze të ZTE. Ky takim do të gjykohet nga një katërshe nga Irlanda e Veriut. Gjyqtar kryesor është përcaktuar të jetë Rajmond Krangle.
Drejtuesit bardheblu kanë vendosur që takimi të mos transmetohet në asnjë televizion për të tërhequr sa më shumë tifozë në shkallët e stadimit.
Ndeshja e dytë mes Tiranës dhe ZTE, që do të luhet pas një jave në Zalaegerszeg, është caktuar të zhvillohet në orën 19:00.
Ndërsa skuadra e Laçit do të zhvillojë sot në orën 16:30 në stadiumin e qytetit të Durrësit "Niko Dovana" ndeshjen e parë historike të saj në Europa League. Përballë Laçit do të jenë bjellorusët e Dnepr Mogilev, një ekip modest në arenën evropiane, ashtu si laçianët.
Për këtë takim pritet që një numër rekord tifozësh të udhëtojnë nga Laçi në drejtim të Durrësit, për këtë ndeshje historike të ekipit kurbinas.
Tirana - ZTE
Stadiumi "Qemal Stafa" ora 17:30
Tirana (4-1-2-3): Lika, Sina, Pashaj, Osmani, Ahmataj, Lila, Karabeci, S.Lilaj, Hajdari, Plaku, Pejiç. Trajner: Sulejman Starova.
ZTE (4-4-2): Pogacsics, Szalai, Miljatoviç, Bogunoviç, Todoroviç, Magasfoldi, Mate, Horvath, Illes, Paviçeviç, Rudnevs. Trajner: Janos Csank.
Laçi - Dnepr Mogilev
Stadiumi "Niko Dovana" ora 16:30
Laçi (4-4-1-1): Llani, Kastrati, Nino, Brahja, Çela, Tafaj, Gega, Veliaj, Shazivari, Vucaj, Nimani. Trajner: Stavri Nica.
Dnepr (4-4-2): Kopantsov, Raspopov, Shuneiko, Gonçar, Kalajçev, Kapov, Kozlov, Tereshçjenko, Biçenok, Jurçanka, Turlin. Trajner: Andrei Sgoroborotsko.
/S.S./