English

Tiranë, qarkullonte me armë pa leje, arrestohet një shtetas

Tiranë, 1 korrik, NOA – Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga sot në orën 03.00 të mëngjesit 27 vjeçarin nga Tirana, Adrian Qemal Vathi.

Sipas policisë së Tiranës, Adrian Vathi, ishte duke qarkulluar me mjetin e tij tip “Volzvagen Pasat”, me targa TR 6663 G dhe kur pas kontrollit të policisë iu gjetën dhe bllokuan si provë një pistoletë pa numër, me mulli të modifikuar, me 4 fishekë 7.62 mm, me makerim 11.65, pa leje.

Lidhur me këtë çështje ndiqet në gjendje të lirë edhe 21 vjeçari Denis Ramazan Dervishi, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë, pronar i automjetit të sipërpërmendur, “Volzvagen Pasat”, me targa TR 6663 G, pasi në bagazhin e automjetit iu gjet një dorezë metalike përforcuese grushti.

Si provë materiale policia sekuestroi automjetin tip “Volzvagen”, 4 fishekë, pistoletën dhe dorezën metalike.

Dy të ndaluarit po ndiqen tashmë penalisht nga prokuroria e Tiranës.

mit/NOA
KOMENTE