English

Uragani Alex prek tokën, po përhap frikë dhe pasiguri (VIDEO)

SHBA, 2 korrik 2010 NOA - Uragani Alex, i pari i sezonit atlantik për vitin 2010, vazhdon të përhapë frikë. Ai është forcuar dhe në fakt ka prekur poshtë në verilindje Meksikë.

Stuhia që shihni dhe më poshtë në pamjet video, sipas sondazheve të kryer nga Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA, tashmë është e një kategorie të dytë.

Ky ciklon ka disa ditë që po godet zonat e prekura nga fatkeqësia e mjedisit të shkaktuara nga derdhje të naftës.

Alex, sikundër shihni dhe në foto, ka marrë përmasa serioze dhe tashmë ka vrarë një grua 23 vjeçare në jug të Meksikës.

Por uragani ka vazhduar rrugën e tij në Amerikën qendrore në brigjet e shtetit Tamaulipas.

Stuhia është shoqëruar me shirat të rrëmbyeshëm dhe intensiv, me një det shumë të trazuar nga erërat e forta, ku si rrjedhojë Shërbimi Kombëtar i Motit në Meksikë, ka pohuar se shpejtësia mesatare varion nga 155 deri në 195 kilometër në orë.

Rreth 4 mijë njerëz janë evakuuar nga zonat më të prekshme të rajonit, në veçanti në qytetin e Matamoros, ku midis tyre janë rreth 2 mijë banorë të portit të vogël, La Carbonera.

Edhe pse në jug-perëndim është zona më e goditur nga derdhje e naftës masive, në brigjet e Luiziana, Misisipi, Alabama dhe Florida, stuhia ka ndërprerë tashmë disa operacione për të frenuar derdhjen e naftës dhe rritjen e furtunës së shkaktuar nga erërat e forta.

r.b/NOA

{youtube}PsnVQTmaIbY{/youtube}

KOMENTE