English

Vrasje për nder, kapen autorët dhe udhëheqësit e klanit të dyshuar mafioz

Napoli, Itali 2 Korrik 2010 NOA - Akuza është ajo e vrasjes së qëllimshme. Tre figurat udhëheqëse të klanit Gomora Giuliano, aktiv në Napoli, u arrestuan nga Komanda e Provincës nga Karabinierët e Hetimit në Napoli, për vrasjen e Nicola Gatti më 30 gusht 1993.

Ai u vra në një anije dhe kjo pasi djaloshi kishte marrëdhënie dashurie me vajzën e një ndër bosëve të këtij klani.

Motivi i kësaj vrasjeje, i cili ka ndodhur shtatëmbëdhjetë vjet më parë, është rindërtuar gjatë hetimeve të koordinuara nga anti-mafia në Napoli.

Djaloshi u vra në bordin e një anije në brigjet e Napolit dhe kjo si ndëshkim i marrëdhënieve romantike me vajzën e bosit të këtij fisi.

Të dy vajzat në atë kohë ishin të mitura dhe ai kishte detyrën për sigurinë e tyre.

Klani më pas, si rrjedhojë e shkakut të sipërpërmendur, vendosi të marrë iniciativën kundër Gatti për të dhënë atij mësimin e fundit.

Investigimi, i filluar në prill 2009 dhe përfunduar në shkurt, ka ndihmuar për të identifikuar autorët e vrasjes, ku sipas aktakuzës janë Giuseppe Roberti, 60 vjeç, Salvatore Roberti 38 vjeç dhe Salvatore Roberti 51 vjeç, respektivisht, burri, djali dhe vëllai i Erminia Giuliano, shumë më mirë e njohur si Celeste, motra e Louis Giuliano, ish kreut në klanin mafioz.

Vajzat, të cilat Gatti duhet të ketë mbikëqyrur, janë motrat Gemma dhe Milena, përkatësisht, vajza e Giuseppe Roberti dhe Erminia Xhuliano.

r.b/NOA

KOMENTE