Tiranë, 1 korrik, NOA – Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, tha sot në konferencën për punësimin dhe migrimin e të rinjve se ministria e tij, ka si orientim çeljen e hapësirave për më shumë punësim, infromim dhe angazhimin e të rinjve në jetën e vendit.
Hap konkret të këtij orientimi, ministri Xhaferraj cilësoi bashkëpunimin me Këshillin Rinor Shqiptar dhe organizatat rinore ne rrethe, që kanë në fokus punësimin e rinisë përmes teknologjisë së informacionit.
Sipas Xhaferraj nëpërmjet rritjes së aksesit të të rinjve ndaj informacionit, në sektorin privat, zgjerohet gama e shërbimit në dobi të përfituesve rajonalë e lokalë.
“Une besoj që projektet që kanë në thelb aksionin bashkemoshatar, janë më produktivë për të rinjtë, sepse në këto projekte idetë prodhohen dhe konkretizohen nga vetë gjenerata e re”, theksoi Xhaferraj.
Sipas ministrit modeli i zyrave të shërbimit për punësim rinor dhe krijimi i një fondi rajonal për punesim, krahas Shkodrën dhe Kukësit shumë shpejt do të përfshijë edhe rajone të tjera në sajë të partneritetit që ofron MTKRS, për përkrahjen e rinisë, për ta transformuar këtë vullnet të qeverisë një një realitet të prekshëm për të gjithë të rinjtë shqiptarë.
mit/NOA