English

Alexandër Arvizu, zëvendësues i John Uithers

Uashington, 2 Korrik, NOA – Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, mund të jetë Alexandër Arvizu, një diplomat karriere i Shërbimit të Huaj në Uashington.

Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti amerikan Barak Obama, i cili njoftoi se kandidati më i mundshëm për të drejtuar përfaqësinë e SHBA-ve në Tiranë, është ai në rangun e këshilltarit ministror, Alexandër Arvizu.

Aktualisht, bëhet me dijeni se Arvizu mban postin e drejtorit të zyrës së zhvillimit të karrierës dhe pozitave në Departamentin Amerikan të Shtetit, ndërsa më parë ka qenë zv/ndihmës-sekretar në Byronë e çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit.

Por ai ka shërbyer edhe si zv/shef i Misionit në Bankok të Tailandës dhe në Pnom Pen të Kamboxhias, si edh në vende të tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia.

Ndërsa në Uashington ai ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit Kombëtar.

Ai pritet të zëvendësojë ambasadorin aktual në Tiranë, John Uithers, të cilit i përfundon mandati.

n.e/NOA

KOMENTE