Axhenda Ndërkombëtare 2 Korrik 2010
-----------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
------------------------------
JOHANESBURG/PORT ELIZABET - Fillon çerekfinalja e Kampionatit Botëror të Futbollit.
Gana përballet sot me Uruguain në orën 18:30 në Johanesburg. Por ndeshja më e fortë do të luhet mes Brazilit dhe Holandës.
LAHORE (Pakistan) - Të paktën 42 persona u vranë në një atentat të dyfishtë kundër besimtarëve të mbledhur në një mausoleum të një njeriu të shenjtë islamik në Lahore, në lindje të Pakistanit.
ALEXANDRIA (SHBA) - Seancë dëgjimore për 10 personat e arrestuar në SHBA dhe të dyshuar si agjentë të shërbimeve sekrete ruse. Dje njëri prej të dyshuarve pranoi se kishte punuar për Rusinë.
TË TJERA
---------------
KUNDUZ (Afganistan) - Një gjerman u vra sot në një sulm kamikaz që u mor përsipër nga talebanët kundër një zyre të organizatës amerikane të ndihmës për zhvillim në veri të Afganistanit.
CONAKRY - Pas një vonese prej 48 orësh, Komisioni Zgjedhor Kombëtar i Pavarur do të publikojë rezultatet paraprake të turit të parë të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan të dielën e kaluar.
JERUSALEM - Benjamin Netanyahu takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman, i cili protestoi publikisht pas një takimi në Bruksel mes homologut turk, Ahmet Davutoglu dhe një kolegut të kabinetit të tij.
UASHINGTON - Publikohen shifrat e papunësisë në SHBA për muajin qershor.
BERLIN - Betohet presidenti i ri i Republikës gjermane , kristian demokrati, Christian Wulff.
NJU ORLINS (SHBA) - Vazhdojnë përpjekjet për pastrimin e Gjirit të Meksikës nga derdhja e naftës.
KIEV - Vizitë e shefes s diplomacisë amerikane, Hillary Clinton, e cila do të takohet me presidentin ukrainas, Viktor Janukoviç, me ish-kryeministren Julia Timochenko dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
KRAKOVI (Poloni) - Hapet një takim treditor me iniciativë të ''Komunitetit të Demokracive'', instancë e krijuar në vitin 2000 me një iniciativë amerikano-polake, me pjesëmarrjen e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe ministra të Punëve të Jashtme dhe përfaqësues nga 100 vende.
BUENOS AIRES - Presidenti sirian, Bachar al-Assad në Argjentinë , në etapën e fundit të turneut latino-amerikan./
/ec/ a.jor.