English

Ban Ki-Moon Dënon Antentatin E Dyfishtë Kamikaz Në Pakistan

NJU JORK(OKB), 2 korrik /ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm OKB, Ban Ki-moon dënoi ashpër atentatet në Lahore, Pakistan, duke i cilësuar veçanërisht të rënda sepse kishin shënjestër një vend kulti, njoftoi sot zyra e tij e shtypit. Ban Ki-moon "dënon ashpër atentatet kamikaze të kryera në mauzoleun Data Ganj Baksh në Lahore, Pakistan, që kanë shkaktuar humbjen e jetës dhjetëra personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve", thuhej në një deklaratë. "Fakti që këto sulme u kryen në një vend kult fetar i bën ato shumë të rënda dhe të neveritshme", theksohej në deklaratë. Lahore, qytet i dytë kryesor i Pakistanit, është vendosur në gjendje alarmi maksimal, ku një ditë më parë një atentat i dyfishtë kamikaz në një mauzole të shenjtë për pelegrinët myslimanë shkaktoi vdekjen e 42 personave dhe plagosjen e 175 të tjerëve./ /i.p/
KOMENTE