English

Berisha: Të rinjtë që u dyndën në ambasada, ishin guximtarët e vërtetë të kombit

Tiranë, 2 Korrik, NOA – Sot është një ditë e madhe historike dhe gjithë të rinjtë që u dyndën në ambasada në 2 korrikun 1990, të cilët pavarësisht nga mosha apo nga anonimati, treguan se ishin dëshmorët e vërtetë të kombit.

Me këto fjalë është shprehur kryeministri Berisha në një prononcim për mediat, pasi ka kryer një vizitë në familjen e Artin Bashës, njërit prej viktimave të ngjarjeve të 2 korrikut 1990, të riut i cili u vra duke u futur në ambasadën gjermane.

“Ai ra nga plumbat e policisë dhe Sigurimit të Shtetit në përpjekje për të qenë i lirë.

Ishte një i ri që si qindra mijëra të tjerë, që në një kohë terrori, guxoi dhe mori vendimin më të mençur që të luftojë për lirinë e tij”, ka komentuar Berisha lidhur me ngjarjen e largët të 20 viteve më parë.

Duke e vlerësuar më pas vrasjen e tij në muret e ambasadave, si një akt kriminal dhe të shëmtuar.

“Siç ishte e tillë edhe përpjekja e ish-diktatorit dhe sejmenëve të tij për të ngarkuar me përgjegjësi ambasadën gjermane për vrasjen e të riut, e cila e çoi në spital që kur u plagos", theksoi më tej Berisha.

Në fund, kryeministri do të shprehej se 2 korriku mbetet si një ditë të madhe në historinë shqiptare ku djem dhe vajza, familjarë e njerëz të thjeshtë dëshmuan se përbënin guximtarët e vërtetë të kombit.

n.e/NOA

KOMENTE