English

Britani E Madhe - Anna Chapman, Vajza E Një Ish-Agjenti Të Kgb-Së

LONDËR, 2 korrik /ATSH-AFP/ - Ish-bashkëshorti britanik i Anna Chapman, e cila u arrestua të dielën në SHBA në kuadër të një çështjeje spiunazhi në përfitim të Rusisë, tregoi sot se ish-bashkëshorja e tij ishte vajza e një ish-zyrtari të lartë të KGB-së që kontrollonte gjithçka në jetën e saj. Në një intervistë për të përditshmen ''Daily Telegraph'', Alex Chapman, i mbyllur në një sital psikiatrik që në moshën 30 vjeç, theksoi se bashkëshortja e tij u transformua në disa vite në një person arrogant dhe të urryer. "Nuk mendoj se në atë kohë punonte si spiune, por mendoj se ajo ishte e kushtëzuar për këtë fund'', shtoi ai. Alex Chapman theksoi se nuk kishte mbetur i habitur nga akuzat e ngritura kundër ish-bashkëshortes së tij sepse ajo i kishte folur për babain e saj, Vasili Kushçenko, përshkruar si një zyrtar i lartë i KGB-së. "Anna më kishte thënë se babai i saj kishte një pozicion të lartë në hierarkinë e KGB-së. Ajo më kishte thënë se ai ishte agjent në Rusinë e vjetër'', theksoi Chapman. "Babai i saj kontrollonte gjithçka në jetën e saj dhe mendoj se ajo do të bënte gjithçka për të'', shtoi ai./ /ec/ a.jor.
KOMENTE