Clinton Në Vizitë Zyrtare Në Ukrainë
KIEV, 2 korrik /ATSH-AFP/ - Hillary Clinton mbërriti sot në Ukrainë në etapën e parë të një turneu që do vazhdojë më pas në Poloni dhe në Kaukaz, njoftoi një gazetar që shoqëronte shefen e diplomacisë amerikane.
Kjo është vizita e parë në Kiev e Clintonit që prej zgjedhjes në muajin shkurt të presidentit, Viktor Janukoviç, i cili u shpreh kundër politikës properëndimore të paraardhësit të tij Viktor Jushçenko.
"Ne kërkojmë të kapërcejmë nocionin sipas të cilit vendet e Evropës Qendrore duhet të zgjedhin nëse janë prorusë apo proamerikane. (...) Këto dy elementë nuk janë në konkurencë'', konfirmoi para udhëtimit Phil Gordon, nënsekretari amerikan i Shtetit i ngarkuar për Evropën.
Gjatë kësaj vizite të shkurtër, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton do të diskutojë për çështjen e të drejtave të njeriut dhe liritë themelore, ndërkohë që ekzistojnë shqetësime në Ukrainë për censurim të medias.
Sekretarja amerikane e Shtetit do të takohet me shefin ukrainas të shtetit si dhe me homologun, Konstantin Grishçenko dhe me ish-kryeministren Julia Timoshenko./
/ec/ a.jor.