English

Clinton: Porta E Nato-S Do Të Qëndrojë E Hapur Për Ukrainën

KIEV, 2 korrik /ATSH-AFP/ - Porta e NATO-s do të jetë gjithmonë e hapur për Ukrainën, deklaroi sot në Kiev shefja e diplomacisë amerikane, Hillary Clinton, ndërkohë që pushteti i ri ukrainas hoqi dorë nga anëtarësimi në këtë organizatë. "Porta e NATO-s do të mbetet e hapur, por është Ukraina që do të vendosë nëse dëshiron apo jo të ndjekë këtë rrugë apo një tjetër'', dekalroi ajo në fillim të takimit me homologun ukrainas, Kostantin Grishçenko. "Ukraina është një vend sovran, i pavarur që ka të drejtë të zgjedhë aleancat e tij'', shtoi Clinton, vendi i së cilës mbështet projektin e hyrjes së Kievit në NATO. Parlamenti ukrainas miratoi dje ligjin që nuk lejon anëtarësimin e ish-republikës sovjetike në NATO./ /ec/ a.jor.
KOMENTE