English

Clinton: Shba Dëshiron Të Investojë Në Sektorin Energjetik Të Urakinës

KIEV, 2 korrik /ATSH-AFP/ - SHBA-ja dëshiron të investojë në sektorin energjetik në Ukrainë, kryesisht në sektorin bërthamor dhe atë të gazit, deklaroi sot në Kiev Hillary Clinton, shefja e diplomacisë amerikane. "Investimi në sektorin energjetik, për SHBA-në, është një ndër mënyrat më të mira për të ndihmuar Ukrainës", u shpreh ajo bindshëm, gjatë një takimi me homologun e saj ukrainas, Konstantin Grichtchenko. "Jemi të gatshëm ta realizojmë këtë, përfshirë edhe në sektorin energjisë bërthamore, po ashtu edhe të zhvillojmë sektorin e gazit dhe të krijojmë kushtet për një thellim të investimeve", vazhdoi Clinton. ''Ukraina duhet të zhvillojë një sektor energjetik të fortë dhe transparent, po ashtu të bazuar mbi burimet e saj", theksoi Clinton./ /i.p/
KOMENTE