English

Ekon - Greqia Merr Kredi Me Vlerë Dy Miliardë Euro Nga Banka Evropiane E Investimeve

ATHINË, 2 korrik /ATSH-MIA/ - Greqia do të marrë një kredi me vlerë dy miliardë euro nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) për realizimin e projekteve operative sipas linjës së Kornizës Strategjike Kombëtare për Zhvillim (ESPA), njoftoi gazeta greke ''To Vima''. ''Huaja do të jetë me nëj afat 25-vjeçar, ndërsa kamata do të jetë mes dy dhe katër për qind'', shtoi ajo. Greqia këtë vit siguroi edhe një hua tjetër me vlerë tre miliardë euro. Ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu përshëndeti marrëveshjen me EIB-në duke nënvizuar se kjo ishte shenjë besimi ndaj ekonomisë greke dhe ndaj qeverisë për shkak të përpjekjeve të saj për daljen e vendit nga kriza. Kjo është huaja më e madhe e marrë ndonjëherë nga Banka Evropianee Investimeve. Një pjesë e madhe e saj do të shkojë për financimin dhe rehabilitimin e rrjetit hekurudhor si dhe për projekte në sferën e burimeve ripërtëritëse energjetike./ a.jor.
KOMENTE