Ekon - Polonia Përfiton Sërish Kreditim Mbështetës Nga Fmn
UASHINGTON, 2 korrik /ATSH-AFP/ - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMI) njoftoi sot se Polonia do të përfitojë sërish nga linja mbrojtëse e kreditimit prej 20 miliardë dollarësh, që tashmë institucioni ia kishte akorduar.
Instanca më e lartë vendimmarrëse e FMN-së, Këshilli i Administrimit, pranoi sot kërkesën e Varshavës për një linjë të re kreditimi të modulueshëm, njoftoi institucioni përmes një deklarate.
Në dokument thuhej se vendi nuk mund t'i vinte në përdorim më parë këto para të vëna në dispozicion.
Polonia kishte përfituar, në periudhën 2009-2010, nga ky tip huaje të përcaktuar për vendet e konsideruar shumë të prekura nga trazirat ekonomike "dhe ku mund të parandaloheshin krizat"./
/i.p/