English

Gjermani - Sondazh: 62% E Gjermanëve Besojnë Se Koalicioni I Merkelit Nuk Do Të Zgjasë Për Shumë Kohë

BERLIN, 2 korrik /ATSH-ANSA/ - Rreth dy të tretat e zgjedhësve gjermanë janë të bindur se koalicioni qeverisës (Cdu-Csu, Fdp), drejtuar nga kancelarja Angela Merkel (Cdu) nuk do të zgjasë shumë, sipas një sondazhi të realizuar nga kompania "Infratest dimap" për llogari të televizionit "ARD", të nesërmen e zgjedhjes së presidentit të Republikës, Christian Wulff. Sipas kompanisë së anketave, 62 për qind e gjermanëve mendojnë se "koalicioni ndërmjet Unionit Cdu-Csu dhe Fdp-së nuk do të zgjasë për shumë kohë". Dhe për këtë rëndon shumë hezitimi i zgjedhjes së presidentit. Pavarësisht se Wulff u zgjodh me shumicën absolute, 19 nga delegatët e partive në qeveri nuk e votuan. Dhe sipas sondazhit, 68 për qind e zgjedhësve mendon se Merkel "është turpëruar nga fakti se Wulff u tradhtua nga një numër kaq i madh delegatësh të shumicës qeverisëse". Edhe për këtë arsye, sipas 77 për qind të të anketuarve, "Merkel nuk e ka më në kontroll të plotë koalicionin e saj qeverisës". /e.v/
KOMENTE