Tiranë, 2 Korrik, NOA – Ndërsa thuhet se ishte grabitur edhe një herë tjetër pak kohë më parë, filiali i një banke në autostradën Tiranë-Durrës, rezulton të jetë sulmuar sërish pasditen e sotme me tentativën e grabitjes së parave brenda saj.
Ngjarja konfirmohet në mënyrë paraprake nga burimet policore të Tiranës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, ka qenë një person i armatosur i cili ka grabitur një filial të bankës NBG, të ndodhur në autostradë.
Personi që ka sulmuar pikën e shërbimit bankar, është ende i paidentifikuar dhe është shpallur në kërkim nga forcat policore.
Mësohet nga të dhënat paraprake se me të hyrë në filialin e bankës në fjalë, ai ka kërcënuar me armë punonjësen duke grabitur kështu një shumë parash prej 50 mijë lekësh të reja.
Grupi hetimor që ka mbërritur në vendngjarje ka nisur menjëherë hetimet paraprake, duke marrë fillimisht në pyetje sportelisten e bankës dhe më pas punonjësit e tjerë, ndërsa grabitësi bankës është larguar në drejtim të paditur.
n.e/NOA