Johanesburg, 2 Korrik, NOA – Ekipi i Holandës ia ka dalë të skualifikojë prej Botërorit “Afrika e Jugut 2010” në ndeshjen e sotme çerek-finale ekipin e Brazilit, i cili ka qenë një ndër pretendentët kryesorë për ta fituar këtë eveniment sportiv.
Me rezultatin 2-1, Holanda ka siguruar një arritje të dyfishtë, ku e para është kualifikimi i saj direkt për në gjysmë-finalet e Botërorit, ndërsa e dyta ka të bëjnë me nxjerrjen jashtë garës së ekipit amerikano-latin, si rrezikuesi kryesor i të gjitha portave.
Tashmë, tifozët janë duke pritur me ankth se cili do të jetë edhe rezultati i sotëm në ndeshjen e dytë çerek-finale të mbrëmjes mes Ganës dhe Paraguajit, pasi prej fatit të kësaj ndeshje, do të varet edhe ai i gjysmë-finales së pritshme mes Holandës dhe fituesit të saj.
Ndërkaq, me mjaft ankth po pritet edhe çerekfinalja e nesërme Gjermani-Argjentinë, ku sërish do të ndeshen përballë njëri-tjetrit dy ekipe të mëdha botërore, që të dy pretendentë për të fituar Kupën e Botës në këtë kampionat botëror.
n.e/NOA