Uashington, 2 Korrik 2010 NOA - Aleksandër Arvizu, pritet të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, si emër i propozuar nga Presidenti Barak Obama. Arvizu zë vendin e ambasadorit aktual Xhon Uidhers i cili në më të shumtën e kohës ka pasur marrëdhënie të tendosura me qeverinë “Berisha” dhe shpesh e ka kritikuar atë.
Ambasadori Uidhers është ndër të paktët diplomatë të huaj dhe ndoshta ambasadori i vetëm që është kritikuar shumë herë nga mediat për deklarata që cënojnë autoritetin dhe pavarësinë e institucioneve shtetërore shqiptare.
Arvizu
Shefi i Shtëpisë së Bardhë publikoi dje, emrat e disa zyrtarëve të lartë që do të shërbejnë si ambasadorë në vende të ndryshme.
”Jam i lumtur që pranuat të jeni pjesë e administratës që drejtoj”, ka deklaruar presidenti Obama, duke shprehur më tej bindjen se diplomatët do të jenë të suksesshëm në përfaqësimin e diplomacisë amerikane.
Aleksandër Arvizu, një diplomat në karrierë, në rangun e këshilltarit ministror mban aktualisht postin e Drejtorit të Zyrës së Zhvillimit të Karrierës dhe Pozitave në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Sikundër bëhet e ditur, Arvizu ka shërbyer më parë si zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit, e po kështu edhe në vende të tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Ka punuar edhe në Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Aleksandër Arvizu u lind në një bazë ushtarake amerikane në Japoni dhe u rrit në Kolorado. Babai i tij ishte zyrtar i lartë ushtarak në këtë bazë, ku u njoh edhe me nënën e Arvizus, një shtetase japoneze.
Studimet pasuniversitare, Arvizu i përfundoi në Universitetin Xhorxhtaun. Në vitin 1981 u bë pjesë e diplomacisë amerikane. Gjatë viteve 2003-2004, ai ishte anëtar i programit të lidershipit të qeverisë amerikane. Ka studiuar disa gjuhë të huaja aziatike përfshirë këtu gjuhën japoneze, tajlandeze dhe koreane.
Më poshtë vijon CV e plotë e z.Arvizu
DETAJE BIOGRAFIKE MBI AMBASADORIN AMERIKAN NE SHQIPERI
Përmes një Njoftimi për Shtyp, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Obama do të emërojë z. Alexander A. Arvizu, Ambasador në Republikën e Shqipërisë. Duke komentuar mbi emërimet që priten në shërbimin e jashtëm amerikan, Presidenti Obama tha:
“Jam mirënjohës që këta individë impresionues (u referohet edhe Ambasadorëve të tjerë) kanë pranuar të përfshihen në administratën time. Jam i sigurt se ata do të shërbejnë më aftësi në rolet e tyre të reja dhe shpreh kënaqësinë të punoj me ta gjatë muajve dhe viteve në vazhdim”.
CV e zgjeruar e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri
ALEXANDER ARMANDO ARVIZU - Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri
Posti që mban aktualisht:
Drejtor i Karrierës për Nivelin e Hyrjes - Zhvillimi i Karrierës dhe Emërimet
(HR/CDA/EL) Burimet Njerëzore/ Zhvillimi i Karrierës dhe Emërimeve) Byroja e Burimeve Njerëzore
VEND BANIMI LIGJOR
Virxhinia
GRADA QË KA NË SHËRBIMIN E JASHTËM
Ministër Këshilltar
ADRESA ZYRTARE
Departamenti Amerikan i Shtetit
Washington, DC
DATA E LINDJES:
15 Mars 1958
VENDLINDJA:
Kampi Ushtarak Amerikan Drew (U.S. Army Camp Drew)
Prefektura Gumma, Japoni
GJENDJA CIVILE:
I martuar
EMRI I BASHKESHORTES:
Anne Florence Cunningham
EMRAT E FEMIJVE:
Yukiko Hailey Arvizu
ARSIMI:
Universiteti Georgetown, 1976 – 1980, i diplomuar në fushën e shkencave në Shërbimin e Jashtëm
Universiteti Doshisha, Student në kuadrin e programit të shkëmbimeve 1978 – 1979
Kyoto, Japoni (program një vjeçar jashtë vendit për të rinj, i padiplomuar) 1980
SHERBIMI USHTARAK:
Nuk ka kryer
GJUHET E HUAJA:
Japonisht (njohuri pune profesionale)
Koreançe (njohuri pune profesionale)
Tailandisht (njohuri të kufizuara profesionale)
Khmere (njohuri të kufizuara profesionale)
PERVOJA:
Nga viti 2009 deri tani
Drejtor i Zhvillimit të Karrierës dhe Emërimeve të Nivelit të Hyrjes
( HR/CDA/SL) Byroja e Burimeve Njerëzore
2007 – 2009
Zëvendës Ndihmës Sekretar, Byroja e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit
2004 – 2007
Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve në Bangkok, Tailandë
2003 – 2004
Antar i Seminarit të Lartë, Instituti i Shërbimit të Huaj
2000 – 2003
Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve në Pnom Pen, Kamboxhia
1999 – 2000
Student i gjuhës khmere, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA
1998 – 1999
Drejtor i Çështjeve Aziatike, Këshilli i Sigurimit Kombëtar
1997 – 1998
Zëvendës Drejtor, Byroja e Çështjeve Japoneze
1996 – 1997
Ndihmës Special, Byroja e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit
1994 – 1996
Referent, Byroja e Çështjeve Japoneze
1991 – 1994
Sekretar i Parë/ Nëpunës Politik, Ambasada Amerikane në Bankok, Tailandë
1990 – 1991
Student i Gjuhës Tajlandeze, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA
1988 – 1990
Pjesëtar i Stafit, pjesëtar i Stafit të Sekretariatit dhe Stafit të Ekzekutivit
1985 – 1988
Sekretar i Dytë/ Nëpunës Politik, Ambasada Amerikane në Seul, Kore
1983 – 1985
Zëvendës Konsull, Konsullata e Përgjithshme Amerikane në Osaka – Kobe, Japoni
1982 – 1983
Zëvendës Konsull, Ambasada Amerikane në Seul, Kore
1981 – 1982
Punonjës i Drejtorisë së Nivelit të Hyrjes, Trajnimit Funksional dhe Orientues, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA
1980 – 1981
Ministria Japoneze e Arsimit, Seksioni i Programit Mësimdhënës të Anglishtes (paraardhësi i Programit Mësimdhënës Japonisht – Anglisht)
Vlerësime/Medalje
Shpërblim me Pagë për performancë të Lartë në Shërbimin e Jashtëm
Medalje e Lartë Nderi
Medalje Nderi për Merita (në Grup) 1991
BOTIME
Asnjë
r.n/NOA