English

Ishte dënuar me 6 vite burg për trafik klandestinësh, arrestohet i kërkuari

Korçë, 2 Korrik, NOA – Një i dënuar me 6 vite burg për trafik klandestinësh, është mundur të kapet më në fund nga forcat e policisë së Korçës, pasi ishte shpallur në kërkim.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se fjala është për Altin Koranin, 33 vjeç, banues në qytetin e Bilishtit.

Mësohet se ndalimi i tij u bë pasi prokuroria e Korçës ka lëshuar ndaj tij urdhrin për ekzekutimin e vendimit të gjykatës së Korçës, e cila e ka dënuar këtë person me 6 vjet burg dhe 6.000.000 lekë të reja gjobë për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

Materialet për këtë ngjarje iu kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE