English

Juventus zyrtarizon blerjen e Motta

Torino, 2 Korrik NOA - Juventus ka zyrtarizuar blerjen e një lojtari të ri në radhët e skuadrës së saj dhe bëhet fjalë pikërisht për mbrojtësin e krahut, Marco Motta. Bardhë e zinjtë ishin në ndjekje të tij prej kohësh, madje që në momentin kur skuadra e Romës hoqi dorë nga ai.

Kështu, siç është bërë e ditur nga burime të mediave italiane, akordi midis klubit të Juventusit dhe atij të Undiezes, u arrit në shifrën e 5 milionë eurove.

Motta tashmë do të kryejë menjëherë vizitat mjekësore dhe do të jetë shumë shpejt nën urdhrat e Delnerit.

r.b/NOA

KOMENTE